HISTORIKU

Pilot bike është brand i kompanisë Albimi. Që nga viti 1988 kompania Albimi mirret me zhvillimin, dizajnimin dhe montimin e bicikletave të llojeve dhe madhësive të ndryshme. Në vitin 2008 kompania Albimi bëhet përfaqësues kryesor dhe i vetëm i kompanis së njohur për paisje të bicikletave, 

SHIMANO. 
Albimi Operon me një ekipë profesionale të ndarë në departamentet e Dizajnimit, zhvillimit, marketingut dhe Shitjes, një ekipë mirë e përgatitur, e cila është e aftë të shërbej me përkushtim , përgjegjësi  te lartë,  duke marrur  përsipër  kënaqësit e jetës  së qytetarëve, dhe rritjen e dashurisë për Bicikletat Pilot.

MISIONI

ALBIMI është e përkushtuar të krijojë një standard të qëndrueshëm në fushën e Ciklizmit, duke u bazuar në produktin tonë më të çmueshëm të Brendit "PILOT", që është  krijuar nga ekipi dhe puna jonë e përbashkët. Albimi do të kërkoj përherë zgjidhje kreative për të trajtuar një sfidë Sportive , deri tek arritja e rezultateve të prekshme, praktike dhe modern. Ne gjithmone do të sjellim dizajnet më të reja në hap me tregun vendor, Europian dhe botëror. 
Vendosmëria do të prijë punën tonë drejt inovacionit, drejt metodave të fundit me teknologjitë më të avancuar. Rritja e vazhdueshme shoqëron kompaninë tonë në zgjerimin e operimit të mëtutjeshëm duke u specializuar gjithnjë e më tepër në fushën e Ciklizmit, si diciplinë e veqant për shëndetin tone.

VIZIONI

Programi jonë është një program që synon të promovojë transportin, kënaqësin me bicikleta me brend-in tonë Pilot duke i dhënë vendit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin  e Ciklizmit dhe  ambientit sportiv  dhe mjedisor të shoqërisë  tonë. Ne synojmë qe ç'do individi me dashuri dhe seriozitet t’i ofrojmë:  Biciklet me Cilësi të Lartë, Dizajne Unike, Çmime të arsyeshëm dhe kënaqësi  gjatë perdorimit të tyre. 
Gjitha projektimet, realizimet, kontrollet si dhe ofrimet e garancionet 1 vjecare për paisjet e shimanos, nxit konsumatorin që të vij deri te kërkesa e bicikletave Pilot, gjithmonë duke u zotuar për zbatimin me përpikëri të standardeve europiane dhe botërore në fushën e çiklizmit.

 

 

 

 
Copyright Pilot Bike © 2017 . Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Created by: RelaxMedia